
Rama publikon fotografinë e Thaçit: Liria ka emër
14 nëntor 2020
| 20:30
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon t’i dalë në përkrahje ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po ballafaqohet me drejtësinë në Hagë.
Rama para pak minutash ka publikuar një fotografi të Thaçit, në uniformë të FSK-së e në prapavi duket stema e UÇK-së.
Kryeministri shqiptar të njëjtës ia ka vendosur edhe një mbishkrim. “Liria ka emër”, ka shkruar Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158315201481523/