
Rama publikon fotot: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë
18 maj 2025
| 13:11
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjete sociale dy imazhe simbolike që krahasojnë Tiranën para 29 vitesh dhe sot, pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Në njërën foto shfaqet Tirana e vitit 1996, gjatë zgjedhjeve të 26 majit, një ditë e shënuar nga dhuna, trazirat dhe akuzat për manipulim të votave. Ndërsa në imazhin tjetër, që përkon me datën 11 maj 2025, shfaqet Tirana në një atmosferë krejt tjetër – si mikpritëse e Samitit të liderëve të Procesit të Bërdo-Brijunit, ku morën pjesë 47 liderë botërorë.
“Tirana pas zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe Tirana pas zgjedhjeve të 11 majit 2025 🖐️
”, shkruan ai.