Rama publikon pamje nga rrënimet e ndërtimeve pa leje në Shkodër

08 gusht 2025 | 08:28

Aksioni i nisur prej një muaji për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha qytetet e vendit. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës. Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri – bashki – sipërmarrje – komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se pritjet…