Rama publikon video nga Mali i Dajtit
30 tetor 2025
| 08:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën e enjte me pamje magjepsëse nga Mali i Dajtit.
Në llogarinë e tij në Facebook, Rama përmes këtyre pamjeve, u uroi ndjekësve të tij një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje magjike nga Mali i Dajtit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri shqiptar.



