Rama pyetet për raportet me Kurtin: E keni kthyer si telenovelë, a e do apo nuk e do?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka cilësuar si telenovela pyetjet për raportet e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Abin Kurti.
I pyetur për raportet me Kurtin, Rama ka thënë se kjo temë është bërë si telenovelë.
“E keni bërë si telenovelë, a e do a se do”, ka thënë Rama.
I pyetur se pse nuk po jep përgjigje më të qartë, Rama është përgjigjur: “Po të përgjigjem, përfundon telenovela”.
Shqipëria do të mirëpresë sot Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, ku do mbledhë në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe komisioneren për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Diskutimet për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian, do të jenë në fokus të punimeve të këtij samiti.



