
Rama reagon pas intervistës së Thaçit: Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare
25 korrik 2025
| 12:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së Hashim Thaçit dhënë nga Haga për “Klan Kosovën”.
Rama ka shpërndarë në “Facebook” deklaratën e Thaçit, i cili ka thënë se “unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”.
Rama është pajtuar me këtë deklaratë të Thaçit, duke thënë se “çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”.
“🦅Shumë e vërtetë komandant🇦🇱❤️🇽🇰 Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare😷”, ka shkruar Rama: