Rama: Sanksione bashkive që nuk pastrojnë territorin

07 nëntor 2021 | 17:01

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione ndaj bashkive që nuk pastrojnë territorin.

Sipas tij, ndotja e ambientit është tradhti.

“Kjo është tradhti kombëtare, Vlora është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është bashkëabuzuese me njerëzit  se nuk është ky pyll si amazonat në Brazil”, ka deklaruar ai.

Ai bashkëfajtor në krimin mjedisor bëri edhe policinë e shtetit, të cilës i kujtoi detyrat e shtëpisë.

“Është e pajustifikueshme që këtu përpara Policisë së Shtetit disa metra larg nga këtu mbushet një sipërfaqe pylli pa leje dhe askush se shikon, këto janë akte krimi ndaj mjedisit”, ka deklaruar Rama.

Për t’i vënë fre këtij abuzimi paralajmëroi ndërprerjen e burimeve financiare për bashki të që nuk pastrojnë territorin e tyre.

“Asnjë bashkie s’do i lejohet të bëjë asgjë tjetër nëse nuk garanton burimet financiare të nevojshme për pastrim e nëse nuk garaton që ato burime përkthehen në një territor të pastër”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke tentuar sërish të transferojë Cedric Bakambun nga…