Rama sërish kërkesë për Kurtin, Muratin dhe Osmanin për zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit!

23 nëntor 2025 | 13:00

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se sërish i është drejtuar me kërkesë ministrit në detyrë, Hekuran Murati, kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani për zhbllokimin e buxhetit të kryeqytetit!

“Dje i jemi drejtuar sërish me kërkesën tonë të vazhdueshme, ministrit në detyrë, kryeministrit në detyrë dhe presidentes së vendit për zhbllokimin e buxhetit të Kryeqytetit! I lus që ta trajtojnë me përgjegjësi institucionale dhe morale gjendjen e krijuar në kryeqytet!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se një…