Rama: SHBA-ja e transformoi rajonin e Ballkanit Perëndimor

06 shkurt 2020 | 09:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor është një rajon më i mirë, para së gjithash falë Shteteteve të Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës.

Ai gjatë një diskutimi në Këshillin Atlantik në Uashington, tha se SHBA-ja ka kontribuar tek transformimi i Ballkanit Perëndimor – nga një zonë me armiqësi dhe kapitujve të gjatë të konfliktit dhe gjakderdhjes – në një zonë paqeje dhe bashkëpunimi.

“Por, sigurisht ende nuk jemi ku mundemi dhe duhet të jemi, sepse ka akoma çështje dhe probleme për të zgjidhur dhe ne shpresojmë në ndihmën e miqve amerikanë dhe si komb shqiptar, si shqiptarë që jetojmë jo vetëm në Shqipëri por edhe në gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi absolutisht në një gjendje më të mirë”, ka thënë Rama.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Rama ka takuar edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Ndërkaq përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama tha se me sekretarin Pompeo ka biseduar për projektin e Mini-Shengenit rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi.

Si Sekretari Pompeo ashtu edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brian vlerësuan angazhimin e Shqipërisë për kontributin në aleancën e NATO-s dhe kundërvënien ndaj veprimeve malinje të Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të ardhshme ftohtë, të premten mundësi për reshje të…