Rama: Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra dhe minj me dy këmbë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prezantimin e drejtorit të ri të Agjencisë Shtetërore Kombëtare të Informacionit (AKShI), Igli Tafa, ka inkurajuar punonjësit e kësaj agjencie që të mos dorëzohen, pavarësisht sfidave.
Në fjalën e tij, Rama ka thënë se sfida me të cilën ata po përballen është ajo me drejtësinë, duke theksuar konkretisht rastin e AKShI-t.
Rama ka deklaruar se akuzat e drejtësisë për AKShI-n “krijojnë mjegull dhe nën mjegull- tha ai ka hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë”.
“Nuk duhet të dorëzoheni, nuk duhet të ligështoheni, duhet të jeni solidarë, duhet të kuptoni që në fund të ditës çfarë nuk të vret vetëm të forcon. Kjo është jeta, ka sfida që i zgjedhim vetë. Duam të bëjmë Inteligjencën Artificiale një forcë të re të këtij vendi. Kjo është një sfidë që e zgjedhim ne. Por ndërkohë që ne duam të bëjmë këtë, ka një sfidë që na zgjedh ne, që është sfida që të përballemi me një çështje të drejtësisë, në këtë rast prek AKShI-n. Kjo krijon mjegull dhe nën mjegull ju e dini sesa hiena dhe ujq, dhelpra minj dhe gjithë far lloj dy këmbësh me katër këmbë ka Shqipëria. Por kjo nuk do të thotë aspak që ne të mos shohim që e nesërmja është përsëri e jona dhe nesër dielli do të lindë përsëri”, ka thënë Rama.



