
Rama, shqiptarëve të diasporës: Ju lutem dorëzoni zarfet, mos i mbani fletët e votimit në shtëpi
Kreu i PS Edi Rama u ka bërë thirrje sërish shqiptarëve të diasporës, në ditën e fundit të fushatës, që të nxitojnë dhe të dërgojnë zarfet në postë.
Është dita e fundit e ballafaqimit të palëve para gjykimit të popullit sovran, ky është edhe mesazhi i fundit që dua t’u përcjellë motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, e me radhë, ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpi dhe ku ka ende kohë për t’u bërë pjesë e takimit të historisë në 11 maj.
Ju lutem, ju lutem… jeni në kushtet ku për herë të parë në histori mund të votoni nga jashtë dhe të merrni pjesë në një palë zgjedhje për të përcaktuar ku do jetë Shqipëria në 2030, besoj do ta bëni një mund përballë mundeve të shumta që keni bërë”, tha Rama.
Sot është afati i fundit për dorëzimin e fletëve të votimit nga shqiptarët e diasporës./Topchannel