Rama takim me Erdoganin për më shumë se dy orë, ja çfarë dihet deri më tani

08 dhjetor 2019 | 13:52

Në Stamboll kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur nga presidenti Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“TCh” raporton se takimi mes dy liderëve ka zgjatur për më shumë se dy orë, ndërsa fokusi ishte materializimi i asaj ndihme të deklaruar nga Turqia më parë.

Presidenti Erdogan ishte i pari që ofroi ndihmën për të ndërtuar 500 banesa, pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin.

Të dy liderët pritet të japin një deklaratë dhe ku mund të japin detaje se kur konkretisht do të nisë ndërtimi.

Raportohet se liderët janë nisur për të marrë pjesë në një konferencë islamike ku Rama do të marrë fjalën dhe do të falënderojë edhe Turqinë për ndihmën e dhënë.

Konferenca ka nisur që paraditen e sotme, ku Rama dhe Erdogan do të flasin në sesionin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot në Armathë ka vizituar…