Rama takohet me Borrellin, ja për çfarë biseduan

01 tetor 2021 | 15:57

Shefi për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se me Ramën ka diskutuar për procesin e zgjerimit të BE-së si dhe Samitin e Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet së shpejti.

“Folëm për nevojën që të ketë rezultate konkrete dhe rëndësinë për të ta mbajtur momentumin e reformave në rajon sikurse edhe kredibilitetin e BE-së”, është shprehur Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë përurimin…