Rama takohet me myftiun Tërnava, zotohet për një Prishtinë me diversitet fetar
15 shkurt 2022
| 17:41
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një takim me kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava, është zotuar se kryeqyteti do të jetë një vend i rëndësishëm i shprehjes së besimit nga qytetarët.
Po ashtu, Rama ka thënë se Prishtinën e sheh edhe si strukturë ku ka prani të diversitetit fetar.
“Patëm kënaqësinë të presim në takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava. Biseduam se si duhet t’i konsiderojmë qytetet, në veçanti Prishtinën, jo vetëm si strukturë të pranisë së diversitetit fetar, por edhe si vende të rëndësishme për shprehjen e tij”, ka thënë Rama.



