
Rama takon ambasadoren amerikane
29 prill 2021
| 12:05
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot ambasadoren e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Sipas medieve në Tiranë, Kim dhe Rama kanë biseduar për rreth 60 minuta.
Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë çështja e zgjedhjeve si dhe stërvitja ushtarake e NATO-s, “Defender 21”.
Kjo është vizita e parë e Kim në kryeministri pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.