Rama takon ambasadorin e ri të Japonisë

17 prill 2025 | 11:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama.

Ai ka treguar se biseduan për bashkëpunimet e mundshme në fusha me interes të përbashkët dhe ndanë vlera të përbashkëta për të na afruar si popuj.

“Gjithashtu, mirëprita edhe z. Hiroyasu Tanigaki, të ngarkuarin e ri me punë në Prishtinë, të cilit i urova mirëseardhje dhe suksese në detyrë. Besoj në fuqinë e dialogut dhe mirëkuptimit, dhe mirëpresim bashkëpunim të frytshëm dhe afatgjatë mes Kryeqytetit dhe Ambasadës së Japonisë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Qeverisë ushtarake të Mianmarit ka amnistuar afër 4.900…