
Rama takon Begajn në Presidencë, merr dekretin për formimin e qeverisë së re
12 shtator 2025
| 13:25
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013.
Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin.
“I dorëzova sot z. Edi Rama dekretin e emërimit si Kryeministër i ri i Shqipërisë pas propozimit nga Partia Socialiste, partia që ka fituar shumicën në Kuvend. Hapi tjetër i takon ministrave. Suksese!”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.