Rama takon drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së për Prishtinë
03 prill 2026
| 15:44
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së për Rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, Igli Totozani.
Ai ka bërë me dije se diskutuan për fuqizimin e rolit të grave në vendimmarrje, mbështetjen e të rinjve, si dhe ndërtimin e një qyteti më gjithëpërfshirës dhe më të sigurt për të gjithë.
“Vazhdojmë bashkëpunimin për projekte konkrete që sjellin ndryshim në jetën e qytetarëve”, ka thënë Rama.



