Rama takon kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, temë diskutimi institucionet fetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, dhe imamët e Qendrës, për të dëgjuar nga afër nevojat dhe perspektivat e komunitetit.
“Sot, në një frymë respekti të ndërsjellë, u takuam me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, z. Hetem Sopjani, dhe imamët e Qendrës, për të dëgjuar nga afër nevojat dhe perspektivat e komunitetit. Kryeqyteti do të vazhdojë të kultivojë dialog të hapur, mirëkuptim dhe bashkëjetesë që na afron si popull”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Ai ka thënë se institucionet fetare janë pjesë e rëndësishme e jetës sonë shoqërore dhe kontribuojnë në ndërtimin e solidaritetit, empatisë dhe harmonisë, vlera që e bëjnë Prishtinën një qytet të hapur dhe njerëzor për të gjithë. “Prishtina ndërtohet çdo ditë mbi respektin e ndërsjellë dhe ndjenjën e përkatësisë së përbashkët”, ka thënë Rama.



