
Rama takon Macronin, i cili po përgatitet të vijë në Tiranë
12 korrik 2023
| 12:48
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po përgatitet që të vijë në Shqipëri.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dhënë këtë lajm përmes një postimi në “Facebook”.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një foto nga takimi që ka kryer me presidentin francez në Vilnius, aty ku ka marrë pjesë në samitin e NATO-s.
“Vilnius, Lituani – Me presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Gjatë punimeve të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të aleancës.