Rama takon Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit

15 dhjetor 2025 | 12:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur të hënën në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Rama ka thënë se bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me ShBA-në vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Prishtinës.

Pos tjerash, ai ka thënë se Prattipati ia përcolli atij urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të kryeqytetit. Sot, në Odën e Kryeqytetit, pata kënaqësinë të mirëpres Anu Prattipati, zëvendësshefe e Misionit në Ambasada e ShBA-së në Kosovë, e cila më përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm”.

“Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 11 dhjetor 2025, Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka…