Rama telefonon presidentin e Emirateve: ‘Sulmet e Iranit, shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB’

02 mars 2026 | 16:31

Në kulmin e tensioneve në Gjirin Persik, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Mediat lokale kanë raportojnë se kreu i qeverisë shqiptare ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Gjirit, duke nënvizuar se ato përbëjnë shkelje të së drejtësisë ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së.

Rama ka përcjell solidaritetin e popullit shqiptar me atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, për të gjitha masat e ndërmarra deri më tani për mbrojtën e sovranitetit dhe sigurisë.

Dy liderët nënvizuan nevojën për të ndalur përshkallëzimin dhe shmangur zgjerimin e konfliktit që mund ta çojë rajonin në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie dhe trazirash, me pasoja për paqen dhe sigurinë rajonale, si dhe për interesat globale.

Edhe më herët, kreu i qeverisë shqiptare, i ka cilësuar sulmet si reflekse të një sistemi të destinuar të dështojë por dhe përpjekje të dëshpëruar për cenimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Rama ka paralajmëruar se Shqipëria do e rendisë Gardën Revolucionare Islamike në Iran, një organizatë terroriste njëjtë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të flasë me qartësi dhe unitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD)…