Rama thotë se Albin Kurti i dërgoi mesazh, tregon përmbajtjen e këtij mesazhi

01 prill 2021 | 12:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi elektoral nga Rrogozhina ka treguar mesazhin që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vaksinimin anti-Covid.

Rama ka thënë se Kurti i ka kërkuar që Shqipëria të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën me vaksinimin e mësuesve.

“Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës”, ka treguar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shemsi Syla Sot e 40 vjet më parë, më…