
Rama thumbon Berishën: Opozita do të vijë në Kuvend me një ‘dhëmballë të prishur’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit që mbajti me deputetë të rinj dhe të vjetër të Partisë Socialiste kërkoi që ky mandat i tretë qeverisës të jetë ndryshe nga dy të parët, sa i përket sjelljes në politikë të çdokujt.
Rama ka thënë se konflikti nuk duhet të jetë më kryefjalë e skenës politike, ndërsa nuk la pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Teksa e cilësoi Berishën “dhëmballë të prishur”, Rama deklaroi se asesi deputetë e ministra nuk duhet të merren me sulme ndaj tij.
“Opozita do të vijë në Parlament me një dhëmballë të prishur që nuk ka kurajolë ta shkulë dhe as kurajë ta qetësojë. Nuk është arsye për t’u marrë me dhëmballën e saj dhe as për t’iu përkushtuar infektimit të PD-së nga ajo dhëmballë”, ka deklaruar Rama.