Rama ‘thumbon’ PD-në: Të vdekurit i trazojnë me luftën qorre për pushtet

22 nëntor 2020 | 13:49

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar të dielën pamjet e pediatrisë së Durrësit, në të cilin do të jenë gati 90 shtretër.

Me këto pamje, Rama ka thumbuar edhe opozitën, lidhur me akuzat e kësaj të fundit për fshehjen e numrit të viktimave të Covid-19.

Rama është shprehur se me spitalin e ri të fëmijëve shihet qartë dallimi mes ambicies së qeverisë dhe errësirës që trashëguan nga opozita të cilët sipas tij edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se para pak ditësh, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po fshihte numrin e viktimave të prekur nga Covidi, ndërsa kryeministri e ka quajtur sharje e shpifje këtë akuzë të Bashës, duk theksuar se Prokuroria mund të nisë hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “odise” e pafund për lojtarët e Lazios gjatë transfertës…