Rama: ‘Trafikut Urban’ do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj

20 korrik 2023 | 13:58

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama të enjten ka njoftuar se flotës së “Trafiku Urban” do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, derisa prej tyre do të jenë elektrik.

“Shumë shpejt flotës së ‘Trafikut Urban’ do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Kryetari i kryeqytetit gjithashtu është shprehur i kënaqur se vendimi për biletat 0.80 cent brenda 24 orëve ka sjellë rezultate të kënaqshme duke shtuar 10 mijë udhëtarë më shumë.

“Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e ‘Trafiku Urban’, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore”, ka shtuar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky fakultet është i vetmi institucion në Kosovë që ofron…