Rama tregon se si do të jetë rritja e pagave për çdo kategori

06 nëntor 2025 | 15:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka zbuluar kategoritë që do të përfitojnë.

Po ashtu, ai ka thënë se do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në sektorët e Shëndetësisë dhe policisë.

“Ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton gati 100 milionë euro, qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Julian Nagelsmann ka shpallur skuadrën e Gjermanisë për ndeshjet kualifikuese…