Rama: Trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit

26 janar 2019 | 23:03

Vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, ka trishtuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ai ka ngushëlluar familjen Daci, derisa “përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare”.

Arian Daci humbi jetën sot në Brezovicë nga një ortek i borës. “Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim…