Rama: Trump tha se Zoti e shpëtoi se ka plane për Amerikën, por besoj se ka edhe një plan për Evropën!

17 maj 2025 | 12:23

Kryeministri Edi Rama, në Forumin ndërkombëtar FII, u ndal te një shpehje e Donald Trump, i cili thotë se Zoti e shpëtoi sepse ai ka plane për Amerikën. Rama tha se beson se gjysma tjetër e kësaj të vërtete është se Zoti e shpëtoi Trump pasi ai ka plane dhe për Evropën.

Rama: Jemi sot këtu që të përcjellim mesazhin që ky vend do më shumë që ka nevojë për më shumë njerëz që të na besojnë dhe e mira e Shqipërisë është që siç e shihni, jemi miq të mire me shumë njerëz.

Ne duam që miqtë e te ftuarit të na thonë që jemi partnere strategjik, jemi të bekuar të themi që partnere të ngushtë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Po mësojmë nga realitete të ndryshme dhe të bëjmë më të mirën prej tyre. Jemi të vetëdijshëm që kohërat që jetojmë janë të ndërlikuara.

Kontrollova fjalorin, ku fjala më e përdorur është “polarizim”, përkufizimi daton që nga fillimet e viti 1800, që përshkruante valët e lehta. Ndërsa për fjalorin ‘Colin’, fjala numër një ishte ‘epokë’.

Besoj me të gjithë fuqinë time, se kur Donald Trump thotë se zoti e shpëtoi sepse ka në plan për Amerikën, ai thotë në fakt vetëm gjysmën e të vërtetës, besoj se gjysma tjetër është se zoti e shpëtoj se ai ka një plan tjetër dhe për Europën. Kur dëgjova Trump të fliste për në epokë të artë po afronte, ndjesia ime ishte që një epokë e artë mund të çelet dhe për Europën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, tha se takimi me…