Rama u ndan “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi

22 gusht 2023 | 14:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka ndarë “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi nga Liga shqiptaro-amerikane.

Kryetari Rama u shpreh mirënjohës ndaj tyre për kontributin e dhënë ndaj Kosovës në situatat kombëtare në të cilat ishte ndodhur Kosova.

Kryetari Rama tha se dyert e qytetit të Prishtinës janë të hapura, ashtu siç kanë qenë edhe zemrat e tyre për kohën kur populli shqiptar ka vuajtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Në mes të realitetit të tregut dhe…