Rama: Uroj që askush të mos e akuzojë Kurtin për tradhti

28 shkurt 2023 | 11:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në lidhje për takimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, takim ky i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Rama në lidhje me propozimin evropian, ka thënë se Kurti e ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur sipas tij, një hap të parë më shumë rëndësi.

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë iu ka dhënë të gjitha agjensive federale…