Rama uron Kosovën në 14-vjetorin e Pavarësisë, publikon një video të Thaçit

17 shkurt 2022 | 08:27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e shtetësisë së saj.

Ai ka zgjedhur një video ku paraqitet momenti kur Kosova më 17 shkurt të 2008-ës shpalli Pavarësinë e Kosovës.

“MIRËMËNGJES ?Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Deklarata…