Rama uron Kurtin: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazërinë mes shteteve tona
29 dhjetor 2025
| 11:20
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rama ka uruar që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Kurtin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”, ka shkruar Rama në “X”.



