Rama: Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete
27 shkurt 2026
| 10:37
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.
“Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK-ut do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e kryeqytetit”, ka thënë Rama, duke shtuar se zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete.



