Ramabaja i kërkon falje publike Përparim Grudës: Bëra shkarje, pa fakte, cënova dinjitetin e tij

28 tetor 2025 | 11:27

Sadri Ramabaja, analist në “Debat Plus” i ka kërkuar falje publike deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudës, të cilin e ka njollosur mbrëmë në emision.

“Mbrëmë, në emisionin ‘Debat Plus’, pata një shkarje nga natyra ime, duke u lëshuar në interpretim të gabuar të fakteve dhe të informacioneve të pjesshme që kisha në dispozicion, duke u bërë kështu pre e logjikës së palës që përfaqësonte kolegu Përparim Gruda – një palë që, për një kohë të gjatë dhe sot, ka ndjekur e ndjek një qasje linçuese ndaj meje në sferën publike. Duke e rishikuar sot emisionin, jam i ndërgjegjshëm se mund ta kem cenuar dinjitetin e kolegut tim, z. Gruda. Për këtë arsye, përmes kësaj kërkimfaljeje publike, të cilën e konsideroj një akt që tejkalon dimensionin personal, dua ta shndërroj atë në kontribut për kujtesën kolektive dhe për pajtimin si akt moral”, ka shkruar Ramabaja në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur…