Ramabaja i reagon Bedri Hamzës pas vizitës në SHBA: Pro-amerikanizëm nuk mund të prodhojë fitore elektorale

01 dhjetor 2025 | 09:43

Për analistin e pavarur të Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, vizita e Bedri Hamzës në SHBA dhe takimi me zyrtarë të lartë amerikanë nuk mund të ketë kurrfarë efekti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sadriu tha se opozita po bën propagandë me pro-amerikanizëm, veçanërisht pas vizitës së fundit të Hamzës në Washington. Ai e relativizoi edhe pezullimin e dialogut strategjik nga SHBA-ja.

“Madje, sipas kësaj propagande, pezullimi i dialogut strategjik nga administrata amerikane [pavarësisht se ai dialog as që kishte filluar] për shkak të politikave të qeverisë aktuale shihet si përparësi taktike për opozitën”, shkroi Rambaja.

Në fund, Ramabaja siguroi se asnjë parti s’do të mund të marrë vota për shkak të qëndrimit pro-amerikan.

“Pritshmëritë reale për zgjedhjet e 2025, rrjedhimisht asistojnë te faktorë strukturorë: besueshmëria, performanca, lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve funksionale. Pa këto elemente, asnjë narrativë pro-amerikane nuk mund të prodhojë fitore elektorale të qëndrueshme”, tha analisti i studiove televizive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër,…