Ramabaja kërkon dorëheqjen e Osmanit: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është maja e ajsbergut të komplotit

09 mars 2026 | 22:26

Analisti Sadri Ramabaja, duke diskutuar për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i vendosur masë të përkohshme atij dekreti deri në fund të muajit mars, ka deklaruar se presidentja duhet të japë dorëheqje.

“Unë do të kisha pasur shumë dëshirë që kjo të jepte nesër në mëngjes dorëheqje”, ka thënë ai në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ramabaja është pyetur nga moderatori Ermal Panduri nëse po i kërkon dorëheqjen presidentes.

“Mendoj që do të duhej t’ia kërkonim të gjithë, sepse kjo do ta kursente Kosovën nga ndërlikime të tjera shtesë dhe do ta bënte efektin e komplotit më pak të dëmshëm”, është shprehur ai.

Më tej, Ramabaja ka theksuar se dekreti i Osmanit është “maja e ajsbergut të komplotit”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident është raportuar para pak minutash në një kafiteri…