
Ramadan Bunjaku nga mishtorja “Meli”: Suxhuku ynë është plotësisht natyral, pa asnjë lloj preparati
04 gusht 2025
| 23:17
Biznesmeni Ramadan Bunjaku, që është pronar i mishtores “Meli” ka treguar se çdo mish që e kanë në treg e bëjnë vetë. Ai ka treguar se një ndër produktet që e karakterizon këtë kompani është suxhuku. Për të përgatitur thotë se për dallim nga të tjerët mishtore nuk përdorin preparate, duke bërë që produkti i tyre të ketë përbërje natyrale.
“Suxhuku ynë nuk është industrial, nuk përdorim asnjë preparat për ruajtën e qëndrueshmërisë. E gjitha është në formë natyrale. Kemi dy llojë suxhukësh”, tha ai në një intervistë në RTV Dukagjini.
Ai ka treguar se posedojnë edhe produkte tjerë të mishrave.
“Ne kemi pjesën e grillit që kalon mbi 20 produkte për të gjitha moshat nga qebapët për fëmijë që nuk e bën shumë kush”, tha ai.