Ramadani, 11-shi i AAK-së: Qeveria e re do ta bashkojë popullin, përçarësit janë demaskuar e do të ndëshkohen!
23 dhjetor 2025
| 10:21
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 11, Burim Ramadani, ka theksuar se qeveria e re do ta bashkojë popullin, përçarësit janë demaskuar e do të ndëshkohen!
“Një Qeveri tjetër nuk do ta ndajë e përçajë popullin sikurse kanë bërë këta që po shkojnë. Besoj që edhe vet e kuptojnë se çfarë gabimi kanë bërë.
Populli ynë meriton shtet të fortë e jetë me dinjitet. Jo fyerje e ofendime të panumërta. Qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve. Jemi bërë bashkë sepse është domosdoshmëri. Për Kosovën dhe sigurinë tonë kombëtare.
Secili do ta jep llogari për atë që ka bërë në kurriz të shtetit. Përçarësit janë demaskuar e do të ndëshkohen”, ka shkruar Ramadani në Facebook.



