
Ramadani: Basha të kërkojë shpalljen Non Grata të bashkëpunëtores së tij, Jana Arsovska
Eksperti i sigurisë dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë se Dimal Basha nuk kërkoi falje për ‘asistencën që ia ka bërë Jana Arsovskës në luftën e saj hibride kundër shqiptarëve’.
Postimi:
Dimal Basha kërkoi falje për punimin në vitin 2012, por jo për asistencën që i bëri propagandistes Jana Arsovska në vitin 2015 në Luftën Hibride të saj kundër shqiptarëve.
Pra, ai vazhdoi bashkëpunimin me propagandisten Arsovska edhe në librin e saj të tmerrshëm anti-shqiptar. Dhe, ai u falenderua për asistencë në librin e saj. Jo për kontakt, intervistim apo të ngjashme. Por, për asistencë!
Basha duhet të kërkojë publikisht që JANA AROVSKA të shpallet Persona Non Grata.
– Kjo vetëm si hap i parë për të dëshmuar pendimin.
Lufta Hibride Serbo-Ruse ka vazhduar me vite të tëra me njerëz të ndryshëm nëpër botë dhe rajon. Një prej këtyre njerëzve është definitivisht Jana Arsovska.