Ramadani beson në pafajësinë e liderëve të UÇK-së: Jam i bindur se lirimi i tyre do të paraqes një moment kthese pozitive për Kosovën
Njohësi i çështjeve politike dhe të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se beson se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të shpallen të pafajshëm në procesin gjyqësor në Hagë.
Ramadani në një intervistë për “Epokën e re” është shprehur i bindur se lirimi i liderëve të UÇK-së do të paraqes një moment kthese pozitive për Kosovën, historinë dhe të vërtetën tonë, sikurse edhe të kthejë besimin publik për proceset.
“Besoj plotësisht se kjo do të ndodh për udhëheqësit e luftës çlirimtare, sepse lufta çlirimtare ka qenë edhe e drejtë, edhe e pastër. Nuk është vetëm çështje e imazhit të Kosovës nëpër botë, por është çështje direkte përmbajtjesore e të vërtetës së Kosovës. Unë nuk kam parë që Prokuroria e Specializuar ka pasur rast të vërtetë në gjykatë. Kështu, as nuk është dashur të akuzohen. Jam i bindur se lirimi i të akuzuarve në Hagë do të paraqes një moment kthese pozitive për Kosovën, historinë dhe të vërtetën tonë, sikurse edhe të kthejë besimin publik për proceset”, ka thënë Ramadani.
Intervistë/ Ramadani: Na duhet të kemi president, nuk na duhen zgjedhje



