Ramadani: Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë
18 janar 2026
| 12:17
Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka thënë se e fyejnë dhe e terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra.
“Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë. Kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme! Jam ushtar i demokratizimit të shtetit e shoqërisë sonë. Pavarësisht përballë kujt, qëndroj njëjtë gjithmonë”, ka shkruar në “Facebook” Ramadani.



