
Ramadani: Dëshmia e James Rubinit, ndriçuese
15 shtator 2025
| 12:15
Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), e ka quajtur “ndriçuese” dëshminë e ish-nënsekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, si i ftuar i mbrojtjes për të dëshmuar në rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatë Speciale.
“Fundi duhet të jetë me lirim, anipse kjo nuk e lehtëson dhimbjen prej qasjes së deritashme të procesit në Hagë! Procesi atje është përcjellë në vazhdimësi me shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sot dëshmia e James Rubin edhe e rëndësishme, edhe ndriçuese”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.