Ramadani: Edhe tri javët e ardhshme të prillit janë kritike, qëndroni në shtëpi

04 prill 2020 | 20:12

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se tri javët e ardhshme janë kritike të shpërthimit të rasteve me COVID-19.

Ramadani ka thënë se epedimiologët kanë rekomanduar që deri në fund të muajit prill qytetarët të kenë kujdes të shtuar duke qëndruar në shtëpi, që të luftojnë virusin korona.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë higjienën personale dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve të Kosovës.

Ramadani ka thënë se qytetarët duhet të mbajnë distancë fizike prej dy metra në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.

“Apeloj që këto tri javë mos të tubohen, të qëndrojnë në shtëpi sepse do të kalojë sa më lehtë që është e mundur nëse i përmbahen rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë”, është shprehur Ramadani.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas situatës së fundit të krijuar në veri të vendit,…