Ramadani: Ekipet janë gati, po presin vaksinat kundër Covidit
Nën kryesimin e ministrit të Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, është mbajtur takimi i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me Covid-19.
Me këtë rast, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK), Naser Ramadani, ka thënë se janë duke hulumtuar variantin e ri të Covid-19.
Ai po ashtu ka theksuar se janë duke punuar në strategjinë për vaksinimin e pacientëve me vaksinën anti-Covid.
Sipas tij, ekipet janë gati dhe po presin që vaksina të vijë në Kosovë.
“Ne po bëjmë gjurmimin e veçantë në shkollat e Kosovës. Kemi vazhduar të japim rekomandime për bartje obligative të maskave deri në rastin 0. Kemi kapacitete të shumëfishuara të testimit me ‘real time’ PCR. Ekipet e vaksinimit janë gati dhe po presin vaksinat”, ka deklaruar ai.



