Ramadani: Ekziston konsensusi në Kuvend për transformimin e FSK-së në ushtri

14 tetor 2018 | 10:01

Tranformi i FSK-së është preokupimi kryesor i Ministrisë së Sigurisë së Kosovës dhe një ndër prioritetet e autoriteteve të Prishtinës. Në këtë proces, thotë zēvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara si aspektin strukturor, po ashtu edhe stërvitor.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Ramadani thotë se Kuvendi ka konsensus për votimin e projektligjeve të FSK-së.

Ai ka thënë se brenda javëve të fundit të këtij viti të votohen këto projektligje, e më pas të fillojë edhe procedura finale për tranzicionin e FSK-së.

Ramadani foli edhe për largimin e pjesëtarëve serbë nga kjo forcë për të cilën tha se është ende shqetësuese presioni i Beogradit karshi vendimit të këtyre pjesëtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas e ka realizuar synimin që e kishte për…