Ramadani: Epitetin e favoritit duhet ta tregojmë në fushë

21 gusht 2025 | 11:17

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, foli para përballjes së parë të “play-off”-it në Ligën e Konferencës ndaj Differdange, duke theksuar rëndësinë e qasjes profesionale dhe të durimit gjatë ndeshjes.

“Nesër na pret një ndeshje ndaj një kundërshtari që e njohim mirë. Ka disiplinë taktike dhe është e vështirë të depërtosh në mbrojtjen e tyre. Duhet të kemi durim dhe qasje profesionale, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Duhet të gjejmë hapësira dhe të këmbëngulim në lojë më ofensivë”, deklaroi Ramadani.

Ai shtoi se Drita dhe Differdange janë të barabarta në fushë, pavarësisht që në letër mund të konsiderohen favoritë.

“Asnjë skuadër nuk ka avantazh. Epitetin e favoritit duhet ta tregojmë në fushë. Kundërshtarin e njohim mirë dhe ai na njeh po ashtu”, tha trajneri gjilanas.

Ramadani theksoi edhe presionin që sjell kjo fazë e garave.

“Në këtë garë nuk ka skuadër që nuk e ndien presionin. Edhe një ekip më i madh se ne do ta ndiente. Nuk pres lojë mahnitëse nga lojtarët, dua rezultatin”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sallën e Kuvendit Komunal, u mbajt takimi me drejtorët…