Ramadani: Halli i Kurtit nuk është Kuvendi por Qeveria për të cilën i ka veç 56 vota!

24 korrik 2025 | 20:12

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Burim Ramadani, është shprehur skeptik lidhur me pritjet për ndonjë zhvillim pozitiv nga seanca që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, është bërë e qartë se bllokada aktuale nuk ka të bëjë me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

“Nuk pres ndonjë zhvillim nesër. Fatkeqësisht për stabilitetin institucional, kjo situatë nuk ka të bëjë me Kryetarin e Kuvendit. Sepse Kurti, kur të ketë vullnet, e zgjedh menjëherë. Mjafton ta propozojë Glauk Konjufcën dhe i siguron të paktën 86 vota për të,” deklaroi Ramadani për “Gazeta Blic”.

Ai shtoi se problemi kryesor i kryeministrit në detyrë është mungesa e mbështetjes për formimin e Qeverisë së re.

“Halli i Kurtit nuk është Kuvendi, por Qeveria. Deri më tani, Kurti 3 i ka vetëm 56 vota për të formuar ekzekutivin,” shtoi ai.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit. Nesër do të mbahet seanca e fundit, e 52-ta, brenda këtij afati.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të qëndrojë pas kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk po arrin të sigurojë votat e nevojshme nga ish-partitë opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT…