Ramadani, ‘hero’ i Lecces: Të gjithë së bashku në Romë

19 maj 2025 | 15:07

Ylber Ramadani ka qenë protagonist tek Lecce. Ylli kosovar e shënoi një gol spektakolar në fitoren me rezultat 1-0 ndaj Torinos.

Përfaqësuesi shqiptar shënoi me të filluar pjesa e dytë dhe ky mund të jetë goli i shpëtimit për ekipin Kuq e Verdhë Ish-futbollisti i Ferizajt ia mundësoi Lecces që t’ju shmanget pozitave që çojnë në Serie B, një xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A.

“Një fitore e rëndësishme, i lumtur për këtë gol. Të gjithë së bashku në Romë. Forza Lecce!”, ka shkruar Ramadani. Në xhiron e fundit, Ramadani me shokë do ta vizitojnë Lazion me synim të fitores së madhe për ta siguruar mbetjen në ligën elitare italiane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serie A ka njoftuar se ndeshjet vendimtare të Napolit dhe…