Ramadani kërkohet nga Al-Aini

25 qershor 2025 | 15:20

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani mund të largohet nga skuadra e Lecces për ta vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme. Në fakt, Ramadani po kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ain, që së shpejti pritet ta kontaktoj Leccen për 29-vjeçarin.

Megjithatë, mbetet te shihet nëse Ramadani do ta pranojë një lëvizje të tillë pasi ka oferta edhe nga disa skuadra tjera që garojnë në Serie A.

Ramadani ka kontratë me Leccen deri në vitin 2026, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër kurse është pjesë e kësaj skuadra prej vitit 2023. Në 29 ndeshje të luajtura në kampionatin italian sezonin e shkuar, Ramani ka 1 gol dhe 1 asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i…